Home Rozë “Mos i beso askujt”, a është ky një tjetër dedikim për Donaldin nga Trixa?

“Mos i beso askujt”, a është ky një tjetër dedikim për Donaldin nga Trixa?

0
“Mos i beso askujt”, a është ky një tjetër dedikim për Donaldin nga Trixa?

Para një muaji Beatrix Ramosaj ka treguar përmes disa postimeve në Instastory se ka bërë 3 tatuazhe të reja.

Dy prej tyre ajo vendosi t’ia tregojë dhe fansave.

Tatuazhi i parë ishte ”Wildcat (Mace e egër)” dhe sipër saj një zjarr.

Në mediat online u hodhën dyshime se të dyja mund të lidhen ngushtë me Donaldin.

U komentua se Wildcat ishte tatuazh i njëjtë me atë të Donaldit, i cili e ka tatuazh në bark.

Ndërsa ”Zjarri” u tha se njëra nga arsyet është: “Luaj me zjarr”, e cila është një pjesë e tekstit të këngës që Beatrix i dedikoi Donaldit dhe “Fire on fire” është kënga që Donaldi i dedikoi Beatrixës në 14 shkurt teksa ndodhej brenda BBV.

Por vetëm sot, Trixa ka vendosur të ndajë me ndjekësit edhe tatuazhin e tretë, me anë të një fotoje ku ajo shihet e mërzitur dhe tregon dorën e saj të djathë ku duket edhe tatuazhi.

“Trust no one”, (mos i beso askujt)- shkruhet në dorën e këngëtares dhe ky mor si një tjetër dedikim kundrejt Donaldit.

Për publikun mbetet ende e paqartë arsyeja e ndarjes së tyre, por lartë e poshtë flitet se Donaldi është penduar për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë së Vëllait të Madh dhe po përpiqet të kthehet sërish me Borën.

Exit mobile version