Në emisionin “A La Tarde” në Argjentinë, janë zbukuar prapaskenat e ndarjes së bujshme, e cila çoi në lidhjen e modeles me Mauro Icardin.
Kjo sipas opinionistit Luis Ventura, ka ardhur si pasojë e tradhtive të Maksi Lopez.
“Maksi Lopez dilte edhe me vajza të tjera dhe disa edhe i çonte në shtëpinë e tij”, tha ai, me konfirmimin që erdhi nga një opinionist tjetër i këtij emisioni, gazetari i skandaleve Diego Estevez.
“Kur e mësoi, Uanda mori një shkop bejsbolli dhe i shkatërroi të gjitha makinat e të shoqit”, tregoi ai për mënyrën se si krisja mes saj dhe Maksi Lopez u bë e pariparueshme, Mauro Icardi është i paralajmëruar…