Home Ballina Mori kryesimin e Këshillit të BE-së, Çekia vendos si prioritet liberalizimin e vizave për Kosovën

Mori kryesimin e Këshillit të BE-së, Çekia vendos si prioritet liberalizimin e vizave për Kosovën

0

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë Pavel Bilek dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë prezantuar sot përparësitë e Çekisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

Bilek ka prezantuar prioritetet e marrëdhënieve të jashtme, duke nënvizuar ato të Ballkanit Perëndimor.

“Progres në negociatat e zgjerimit të BE-së. Mbështetjen e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Mes tjerash, ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka shtuar ai.

Exit mobile version