Ka kohë që Monika Salihu është larguar nga muzika, madje në emisionin “Mirage”, ajo tha se muzika e kishte lënë atë.
Pas pesë vitesh, ajo është kthyer për të folur në një emision televiziv, ku e ka treguar evoluimin e saj si person dhe si artiste.
Monika, shpalosi vetën, jetën e saj të re si nënë e bashkëshorte, e shumë të ngjashme, duke zbuluar ndër tjerash edhe se po i kthehet muzikës, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja e munguar ka treguar se së shpejti i kthehet muzikës, madje tani e tutje do ta dëgjojmë duke kënduar në zhanrin popullor.