Një nga historitë e zhvilluara me plot surpriza në Big Brother ishte ajo e miqësisë mes Iliri Shaqirit dhe Monika Lubonjës, që në fakt nisi si e tillë, por gjatë programit dhe tani që ka disa muaj që ka mbaruar, është kthyer në një “armiqësi”. E asnjëri nga protagonistës nuk është duke bërë asgjë për ta zbutur sadopak këtë marrëdhënie të komplikuar, përkundrazi, vazhdojnë “thumbat” ndaj njëri-tjetrit.
Ditën e djeshme ishte Monika ajo që risolli në vëmendje historinë e tyre, e cila duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, përmendi edhe ish-balerinin. Kështu, pyetjes: “Kush të bëri më të famshme, teatri apo Big Brother”, ajo ju përgjigj me ironi: “Iliri”.
Pas kësaj, duke iu përgjigjur një tjetër pyetjeje nëse “mendon ta rikthejë shoqërinë me Ilirin”, aktorja tha se mes tyre s’ka ekzistuar asnjëherë miqësi, ndërsa pyetjes “nëse është penduar për shoqërinë me Ilirin”, Lubonja ja delegoi Sabianit.
Nuk ka vonuar edhe përgjigja e fituesit të Big Brother, i cili duek ju referuar Monikës si “bananja”, nisur nga historia brenda shtëpisë së famshme, shkruan në një Instastory:
“I qa shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri.
Duket se Iliri i ka shumë qef analogjitë me pemët. Megjithatë, nuk ka mbaruar këtu historia sepse Monika i është përgjigjur thjesht duke nxjerrë kuptimin e fjalës “pleh” dhe duke e falenderuar në një farë mënyre ish-balerinin.
Me Einxhel dhe Dagz që do të bëhen prindër dhe me rinisjen e kunjave mes Monikës dhe Ilir Shaqirit, mendojmë se Big Brother Vip 2 tashmë ka nisur.