Zyrtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë vendosur sot para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ata po qëndrojnë aty që nga orët e para të mëngjesit.
E gjithë kjo për shkak të ofrimit të sigurisë sa më të madhe në protestën e sotme të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E gjatë qëndrimit në këtë protestë, policët janë përkujdesur që t’u japin ujë veteranëve.
Ndërsa pati edhe veteranë që policë të Kosovës iu vendosën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veteranët vazhdimisht kanë bërë thirrje që të mos fyhen apo provokohen policët./Lajmi.net