Dy persona janë vrarë sot në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Një burrë e ka vrarë vëllanë dhe kunatën e tij.
Mediat në Shqipëri raportojnë se i dyshuari, Arsen Muskurti, është arrestuar nga policia.
Abcnews.al i ka publikuar disa pamje ku shihet se si Muskurti nxjerr pistoletën dhe hyn në lokal, ku dyshohet ta ketë kryer veprën.