Home Lajme Moment interesant- Presidentja Osmani dhe kryeministri spanjoll iu drejtuan gazetarëve në të njëjtën kohë

Moment interesant- Presidentja Osmani dhe kryeministri spanjoll iu drejtuan gazetarëve në të njëjtën kohë

0
Moment interesant- Presidentja Osmani dhe kryeministri spanjoll iu drejtuan gazetarëve në të njëjtën kohë

Gazetari nga prestigjiozja “Le Monde”, Philippe Ricard ka spikatur një moment mjaft interesant sot në Pragë, aty ku sot hodhi themelet iniciativa e presidentit Francez, Emmanuel Macron për Komitetin Politik Evropian.

Ricard ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në “Twitter” duke përmendur faktin se kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishin arritur në këtë ngjarje në kohën e njëjtë

Ata të dy i janë drejtuar gazetarëve gjithashtu në të njëjtin moment.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, madje shteti nga gadishulli iberik, Kosovën e konsideron akoma si pjesë e Serbisë.

Exit mobile version