Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ftuar në emisionin “Politiko” ka akuzuar qeverinë e Kosovës për ngritjen e çmimeve.
Molliqaj ka thënë se qeveria e Kosovës është e vetmja në Ballkan, dhe Evropë që nuk ka një paketë për masa se si duhet të menaxhohet një krizë.
“Në Kosovë krizën e çmimeve nuk e kemi rregullu, çka bini e qoj policinë një ditë, dhe tani çmimet kanë mbet të larta, çmimet në Kosovë janë të larta, në gjuhën e Albin Kurtit janë të fryera”
“Në pikë krize instrumenti i qeverisë ka qenë vetëm ndaj Bujqëve, krejt pjesa tjetër e shoqërisë, cilido grupacion shoqërorë, qeveria nuk ja ka zgjatë dorën, kurgju si ka ndihmu, është e vetmja qeveri në Ballkan, dhe në Evropë që s’ka asnjë paketë të masave për veprime tjera se si duhet të menaxhojmë një krizë”, tha Molliqaj në Kanal10.