Home Ballina Molliqaj: Kurti e ka sikletin që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik

Molliqaj: Kurti e ka sikletin që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik

0

Kryetari i Partisë SocialDemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka sikletin tek ky subjekt pasi siç thotë ai ata veprojnë jashtë domenit të tij hegjemonik.

Molliqaj i bëri këto komente duke iu referuar deklaratës së Kurtit të dhënë sot për media në të cilën tha se ministri i Financave, Hekuran Murati, ishte gjuajtur me miell nga inati, nga aktivistët e PSD-së

“Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion. Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njëjta arsye pse i ka hipur në qafë sindikalistëve”.

“Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjekjet mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar. Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve!”, ka thënë Molliqaj.

Exit mobile version