Home Lajme Molliqaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, tash po mundohet ta shesë

Molliqaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, tash po mundohet ta shesë

0
Molliqaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, tash po mundohet ta shesë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin kur e ka pranuar kornizën.

Siç u shpreh në emisionin Rubikon në Klan Kosova, “Kurti e ka pranuar tashmë dhe është duke shikuar se si ta shesë”.

Molliqaj po ashtu akuzoi kreun e ekzekutivit që sipas tij po bën kompromise edhe pse në të kaluarën i njëjti ka kritikuar qeveritë e kaluara pikërisht për këtë gjë.

“Le të themi se ai s’është i shitur aktualisht, por ja qe po bëka kompromise të njëjta si qysh i kanë bërë të tjerët. Në rregull, por jo të bëjë kompromise të gabuara”, deklaroi Molliqaj.

Exit mobile version