Revista e njohur për meshkuj, Maxim ka zgjedhur që ta prezantoj në faqet e saj modelen e njohur shqiptare, Tika Camaj.
Maxim ka zgjedhur modelën shqiptare, Tika Camaj që të jetë si prezantuese e vajzës në bikine nga jeta në Monaco.
Këtë ata e kanë bërë duke postuar një fotosesion të Tikas në tri palë bikine.
“Bukuroshja Tika Camaj e ndez atmosferën. Lexoni më shumë për këtë bukuroshe dhe karrierën e saj në Maxim.com”, shkruan ndër të tjera në paralajmërimin e tyre në Instagram kjo faqe.
Edhe Tika ka postuar një seri fotosh të këtij artikulli derisa ka treguar më shumë për karrierën e saj.
Kujtojmë se Tika vazhdon të jetë njëra prej modeleve të vetme shqiptare që ka pozuar në të brendshme edhe të shtëpisë së famshme të modës, Victoria Secret. /Express/