Home Lajme Mjeku dhe infermieri sulmohen fizikisht nga një person i dehur (Video)

Mjeku dhe infermieri sulmohen fizikisht nga një person i dehur (Video)

0
Mjeku dhe infermieri sulmohen fizikisht nga një person i dehur (Video)

Të martën, mjeku kujdestar dhe tekniku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj janë sulmuar fizikisht nga një person i dehur.

Sipas informacioneve të televizioni rasti ndodhi kur mjeku i kërkoi shoqëruesit të pacientit të shkojë për të blerë barnat që mungojnë.

I njëjti refuzoi dhe e sulmoi mjekun duke e kapur për fyti.

Kjo e shtyri stafin shëndetësor të QKMF-së të protestojnë, të enjten nga ora 11.00.

Derisa nga policia njoftuan që sulmuesi u arrestua.

”I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e  policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë për rastin.

https://youtu.be/pHzLLGuodTY
Exit mobile version