![“Mjaftë e frytshme”, Kurti ia jep notën vet vizitës në ShBA “Mjaftë e frytshme”, Kurti ia jep notën vet vizitës në ShBA](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/05/kurti-4.jpg)
“Vizitë mjaftë të frytshme” e ka quajtur kryeministri Kurti udhëtimin e tij më shumë se dyjavor në SHBA. Ndonëse vizita e tij atje u përcoll me varg kritikash për Kurtin pasi atje nuk realizoi takime siç duhet t’i ketë një kryeministër me profile të larta të shtetit, për Kurtin vizita ka qenë e frytshme.
Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Kurti ka bërë një rekapitullim të pjesës së fundit të vizitës në SHBA.
Në postim Kurti ka bashkëngjitur dhjetëra fotografi nga vizita e tij në SHBA.