Home Rozë Miqësia e tyre u kris pas Big Brother/ Beniada zbulon arsyen pse nuk flet më me Einxhel

Miqësia e tyre u kris pas Big Brother/ Beniada zbulon arsyen pse nuk flet më me Einxhel

0
Miqësia e tyre u kris pas Big Brother/ Beniada zbulon arsyen pse nuk flet më me Einxhel

Beniada ka folur sonte lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë.

Ajo tha se nuk e kanë ruajtur të njëjtin raport edhe pas përfundimit të spektaklit.

“Me Einxhel nuk flasim. Unë brenda shtëpisë kam qenë vetvetja. Nuk e di arsyen, nuk di çfarë të tregoj.

Jam shumë në rregull me Einxhel, kam qenë shoqe e vërtetë, por ndonjëherë jeta të largon”, tha ajo.

Modelja gjithashtu u pyet lidhur me jetën e saj personale dhe bukuroshja në mënyrë jo të drejtpërdrejt na tregoi se në fakt është ‘single’.

“Unë jam në lidhje me veten, ku ka më mirë”.

Exit mobile version