Home Ballina Ministrja Haxhiu: Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë

Ministrja Haxhiu: Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë

0
Ministrja Haxhiu: Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se mostrat e rastit të Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Toksikologjisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ajo ka thënë se ky është një akt i rëndë dhe është një akt kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, ka thënë ministrja.

Përveç kësaj, ministrja ka deklaruar se në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm tre persona.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Instututit Zvicëran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, ka deklaruar ndër tjerash Haxhiu.

Exit mobile version