Home Lajme Ministrja Gërvalla pritet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga Ministri i Jashtëm, Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan

Ministrja Gërvalla pritet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga Ministri i Jashtëm, Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan

0
Ministrja Gërvalla pritet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga Ministri i Jashtëm, Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u prit në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me të cilin diskutoi fillimisht rreth zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës, progresit por edhe sfidave aktuale me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Republikës e më pas duke vazhduar bisedën gjerësisht rreth marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mundësive se si të forcohen ato më tutje, njofton MPJD.

U diskutuan aspekte të ndryshme për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit, duke filluar nga ato më evidentet si investimet direkte dhe ekonomia e deri tek mundësitë më praktike që prekin përditshmërinë e qytetarëve në sferën energjisë, edukimit, bujqësisë e sigurisë në ushqim.

Ministrja Gërvalla më tutje theksoi se përkundër sfidave politike dhe shoqërore, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qeveria e tyre janë gjithmonë e më të vendosur për të shënuar vazhdimisht progres në fusha të ndryshme ekonomike dhe shoqërore, të cilat edhe në raportimet ndërkombëtare vjetore po vlerësohen shumë.

Në fund, duke e ftuar të vizitojë Kosovën, ministrja Gërvalla e falenderoi Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan përzemërsisht për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Ministrja Gërvalla gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë me takime me përfaqësues të ndryshëm të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe bizneseve të rëndësishme në këtë vend.

Exit mobile version