Home Lajme Ministrja Gërvalla i reagon Ganimete Musliut: Kur marrja bëhet ftyrë!

Ministrja Gërvalla i reagon Ganimete Musliut: Kur marrja bëhet ftyrë!

0
Ministrja Gërvalla i reagon Ganimete Musliut: Kur marrja bëhet ftyrë!

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila deklaroi se presidentja, Vjosa Osmani hyri me 100kg dhe do ta përfundojë mandantin me 50kg.

“Kur marrja bëhet ftyrë”, ka shkruar shkurt kryediplomatja kosovare.

Më poshtë, reagimi i plotë i deputetes, Ganimete Musliu:

“Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por meqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj: A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente”, ka thënë ajo.

Exit mobile version