Home Ballina Ministrja e Jashtme gjermane: BE i ka premtuar Kosovës liberalizimin, duhet ta përmbushë atë

Ministrja e Jashtme gjermane: BE i ka premtuar Kosovës liberalizimin, duhet ta përmbushë atë

0
Ministrja e Jashtme gjermane: BE i ka premtuar Kosovës liberalizimin, duhet ta përmbushë atë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo në një adresim ka thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodhë tani, shkruan lajmi.net.

Këtë fjalim të saj, e ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

“Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh tani dhe se duhet ta përmbushë atë”, shkroi ai.

Exit mobile version