![Ministritë e Jashtme të Kosovës dhe Francës mbajnë konsultime politike, bisedojnë për sigurinë Ministritë e Jashtme të Kosovës dhe Francës mbajnë konsultime politike, bisedojnë për sigurinë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/ytiliuylkyi67ri67i.jpg)
Ministria e Jashtme e Kosovës dhe ajo e Francës, kanë mbajtur konsultime politike, ku u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, arritja e marrëveshje të reja dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.
Këto bisedime janë mbajtur nën drejtimin e zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe Drejtorit të Drejtorisë për Evropën Kontinentale Frederic Mondoloni.
Komunikata e plotë:
Mbahen konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës
Nën drejtimin e Zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe Drejtorit të Drejtorisë për Evropën Kontinentale Frederic Mondoloni, sot në Paris, u mbajtën konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.
Në konsultimet politike u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, arritja e marrëveshjeve të reja dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.
Përgjatë diskutimeve, z. Ahmeti theksoi rëndësinë e procedimit të aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që ka kjo për qytetarët e Kosovës.
Tema të tjera në këtë takim ishin edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëpunimi rajonal dhe situata e krijuar nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse mbi Ukrainën.
Ahmeti dhe z. Mondoloni u pajtuan që t’i vazhdojnë konsultimet e rregullta politike mes Ministrive të Jashtme.