Home Ballina Ministria e Arsimit hap konkursin për tekstin e abetares së re të përbashkët me Shqipërinë

Ministria e Arsimit hap konkursin për tekstin e abetares së re të përbashkët me Shqipërinë

0

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hapur konkursi për shtëpitë botuese për tekstin e abetares së re të përbashkët me Shqipërinë.

Ajo tregoi se mund të aplikojnë shtëpitë botuese nga të dy shtetet dhe se rezultatet do të bëhen publike në qershor të këtij viti.

Ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip. Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës.” thuhet në  një postim në Facebook të Nagavcit.

Tutje, e para e Dikasterit të Arsimit, tha se në vitin e ri shkollor vogëlushët do ta kenë në dorë abetaren e re.

Exit mobile version