![Ministri Mehaj pret në takim ish-këshilltarin e presidentit Thaçi Ministri Mehaj pret në takim ish-këshilltarin e presidentit Thaçi](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/278714483_316402083934512_6313915879619210535_n-600x360-1.jpg)
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, Bislim Zyrapin.
Mehaj ka postuar një fotografi nga takimi me Zyrapin ku tha se në vazhdën e takimeve me autoritete ka pritur në takim ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.
“Interesat nacionale kërkojnë bashkimin e forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim. Në vazhdën e takimeve me subjekte e autoritete, sot prita në takim Ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin”, ka thënë ai.
Mehaj tha se me Zyrapin kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe se u pajtuan që për interest nacionale kërkohet bashkim i forcave pa dallim.
“Me z.Zyrapin diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në kontekstin e ri gjeopolitik dhe mundësisë së angazhimit të potencialit të nevojshëm institucional dhe shoqëror në menaxhimin e suksesshëm të sfidave në mjedisin vendor dhe rajonal të sigurisë. Të dy ishim të qëndrimit se për interesat nacionale kërkohet bashkimi i energjive, forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim”, ka thënë Mehaj.