Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u takua sot me presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elmi Berisha.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se ministri Latifi ftoi fedetatën “VATRA” dhe shoqatat e tjera që të punojnë së bashku në mbështetjen e Ministrisë në përpjeket për forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke inkurajuar kthimin e profesionistëve shëndetësorë për të shërbyer në vend.
“Gjithashtu, Ministri Latifi inkurajoi angazhimin e mërgimtarëve për të investuar në forcimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë”, thuhet nga MSH.
Kryetari i VATRA, i konfirmoi ministrit Latifi mbështetjen e pakusht të VATRA dhe të shqiptaro amerikanëve në projektet dhe aktivitetet me interes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për të promovuar idenë e kthimit të profesionistëve shëndetësorë që studiojnë e punojnë në Amerikë për të shërbyer në Kosovë.