Home Lajme Ministri Latifi fton mjekët shqiptarë në Graz për bashkëpunim në zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës

Ministri Latifi fton mjekët shqiptarë në Graz për bashkëpunim në zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës

0
Ministri Latifi fton mjekët shqiptarë në Graz për bashkëpunim në zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës

Ministri i Shëndetëdisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ftoj të gjithë mjekët shqiptarë të Republikës së Steiermarkut-Grazit të Austrisë, për bashkëpunim sa i përket transformimit dhe zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, njofton MSh, transmeton Scanner.

Sipas njoftimit, ministri Latifi, në këtë takim shpalosi prioritetet e tij, duke veçuar shtatë shtyllat e transformimit të shëndetësisë, ndër to edhe ktthimi i trurit dhe formimi i 14 Qendrave Ekselente!

Ai veçoi se shëndetësia në Kosovë ka nevojë për ndihmë të strukturuar, e ku diaspora mund të bëjë shumë në këtë drejtim.

Për këtë çështje, ai ftoj mjekët shqiptar në Graz për bashkëpunim, pasi që kthimi i trutit në këtë kohë është më se i domosdoshëm.

Meqë kthimi i trurit është një nga prioritetet kryesore të ministrit Latifi, mjekët dhe studentët shqiptar u shprehën mirënjohës dhe njëherit të gatshëm për bashkëpunim për zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës.

Ai ju drejtua të pranishmëve duke ju thënë se kontributi i të gjithëve është më se i nevojshëm në këtë periudhë, pasi që pacienti është në rend të parë dhe se prioriteti kryesor është ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përndryshe, pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe shqiptar të suksesshëm të fushës së bizneseve dhe të shoqatave të ndryshme shqiptare në rajonin e Grazit.

Ata u shprehën të gatshëm për të kontribuuar dhe bashkëpunuar me ministrin Latifi, për transformimin e shëndetësisë, në mënyrë që qytetarët të kënë shërbime më të mira shëndetësore.

Ky takim i ministrit Latifi, u realizua në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Austri.

Exit mobile version