Home Opinione Ministrat mediokër të Kurtit kanë arritur vetëm rë krijojnë probleme të reja dhe të mos zgjidhin asnjë

Ministrat mediokër të Kurtit kanë arritur vetëm rë krijojnë probleme të reja dhe të mos zgjidhin asnjë

0
Ministrat mediokër të Kurtit kanë arritur vetëm rë krijojnë probleme të reja dhe të mos zgjidhin asnjë

Shkruan: Besa Ismaili

Politikani/Politikanja mediokër, populist në tërësinë e vet nuk angazhohet në zgjidhje të problemeve dhe as nuk qendron për parime.

Të paaftë për të udhëhequr, menaxhuar dhe sanuar probleme, ata sajojnë probleme të reja dhe nxjerrin fajtorë të ri. Janë të pajisur me sens superioriteti dhe vetëm servilizmi i tjerëve i plotëson, ushqen.

E tillë është kjo kastë ministrash në qeverinë Kurti. Ata kanë arritur për një kohë rekorde të krijojnë vetëm probleme të reja, konflikte të reja mes akterëve në sektorë të ndryshëm të shëndetësisë, arsimit, drejtësisë dhe sigurisë. Ata kanë arritur vetëm të nxjerrin fajtorë të ri, shkelje të reja ligjore dhe kushtetuese, retorikë të re fyese dhe të mos zgjidhin as edhe një problem më të voglin në sektorët në fjalë.

Artin e së mundshmes e realizon vetëm arti i marrëveshjes, i kompromisit, i aleancës dhe dialogut.

Këta ministra nuk përfillin akterët në sektorët e tyre përkatës, nuk gjejnë dot rrugë bashkëpunimi, dialogu dhe zgjidhjeje.

Rruga e mesme është rruga e duhur. Por rruga e mesme nuk është rruga e politikanit mediokër, sepse siç thotë filozofi politik,Jean Bethke Elshtain, kompromisi nuk është mediokër, është art, është shkathtësi.

Një rrugë e mesme, një kompromis me sindikatat është dashur deri tani të gjendej. Pa dialog me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, nuk ka kurfar reforme në drejtësi. Me kërcënime ndaj administratës publike nuk ngritet performanca. Bashkëpunimi me odat profesionale në shëndetësi do të duhej të avancohej. Me kufizim të medies dhe lirisë së mendimit dhe shprehjes nuk ka demokraci. Me mostransparencë nuk mund të sigurohet mbështetja. Me mohim të aferave korruptive nuk luftohet korrupsioni. Me lavdërim të familjarëve nuk arsyetohet nepotizmi. Me shtrembërim të historisë nuk ndërtohet e ardhmja.

Kosova ka patur nevojë për një kalibër të ri politikanësh dhe liderësh, por pse u dha pushtet politikanëve jokompetentë, të papërgjegjshëm dhe tejet armiqësues, do të na duhet kohë për të kuptuar. Deri atëherë të lutemi t’i mbijetojmë ne ata.

Exit mobile version