![Milanit i mjafton një gol për të blinduar vendin e parë Milanit i mjafton një gol për të blinduar vendin e parë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/03/13e85a860365c37d287e41dcf5b7795fo2.jpg)
Milan ka arritur të marrë një fitore me shumë peshë mbrëmjen e sotme ndaj Cagliarit.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0 por rastet nuk munguan. Loja dukej me intensitet dhe Milan nuk po gjente hapësira të realizonte golin pasi dhe Cagliari ishte i vendosur mirë.
Pjesa e dytë nisi me gol ku në minutën e 60-të, Giroud asistoi për Bennacer dhe ky i fundit goditi një predhë të vërtetë në drejtim të portës duke e bërë të pamundur kapjen nga portieri kundërshtar.
Cagliari pjesën e mbetur të lojës u mundua të vendoste në vështirësi Milanin por nuk ia arriti qëllimit.
Kështu klubi i Milanos ruan vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Napoli në vendin e dytë me 63 pikë dhe Inter në të tretin me 60 pikë (me një ndeshje më pak).