Milan pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës.
‘Rossoneri’ kanë ndërruar pronarët dhe pritet të bëjnë disa lëvizje të mëdha para sezonit të ri.
Si skuadra më e shtrenjtë italiane dhe me një forcë të madhe ekonomike, Milan pritet të investojnë rreth 100 milionë euro në merkaton e verës.
Renato Sanches pritet të jetë futbollisti i parë që transferohet te Milan (si blerje), bashkë me Divock Origi që vjen falas.
Botman dhe Zaniolo e Noa Lang janë emrat tjerë që përmenden si alternativa.