Home Lajme Milaim Zeka për punën në RTK: Veç shkoj pi kafe në mëngjes e dal

Milaim Zeka për punën në RTK: Veç shkoj pi kafe në mëngjes e dal

0

Gazetari Milaim Zeka ka treguar se ka kontratë aktive në Radio Televizionin e Kosovës, por se i mungojnë kushtet për punë.

Zeka thotë se çdo mëngjes shkon në punë e pi një kafe dhe largohet, pasi nuk ka vend për tu ulur.

Sipas Zekës, menaxhmenti ka futur njerëz të rinj në punë duke i lënë punëtorët e tjerë pa karrige e kompjuter.

“Unë e kam kontratën e punës në RTK. Unë shkoj çdo ditë në punë pi kafe dhe dal a din pse? Sepse unë nuk kam karrige, nuk kam kompjuter thjesht nuk kam vend ku të ulem. Imagjino në televizionin publik. Pyete menaxhmentin pse kanë pru njerëz të rinj e na kanë lanë neve pa karriga”, tha Zeka në Kanal 10.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKanal10.live%2Fvideos%2F252982666975267%2F&show_text=false&width=560&t=0

Exit mobile version