![Mijëra njerëz mblidhen për festivalin e njohur të muzikës Glastonbury në Angli Mijëra njerëz mblidhen për festivalin e njohur të muzikës Glastonbury në Angli](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/16464698738586.jpg)
Festivali i njohur i muzikës Glastonbury u rikthye për herë të parë që nga viti 2019 në fushat e Ëorthy Farm në jugperëndim të Britanisë së Madhe.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja 20-vjeçare Billie Eilish ndezi skenën duke dhuruar një superperformancë për të gjithë të pranishmit.
Përpara saj, performuan Robert Plant dhe Doja Cat. E premtja u nis nga grupi rock Libertines. Pasi pandemia e koronavirusit shkatërroi eventin në 2020 dhe 2021 festivali iu rikthye aktivitetit normal.
Ngjarja mjaft e rëndësishme muzikore do të vazhdojë përgjatë gjithë fundjavës me artistë të njohur si Paul Mçartney, Diana Ross dhe Kendrick Lamar.
Glastonbury Festival është një festival pesë-ditor i cili përveçse muzikës bashkëkohore promovon kërcimin dhe gjini të tjera të artit.