Mihrija Braha dhe Naim Abazi janë një nga çiftet më të dashura të skenës muzikore dhe ekranit shqiptar.
Dyshja njihen për pozitivitetin dhe afrimitetin që i karakterizon në çdo paraqitje të tyre duke i bërë personazhe shumë të pëlqyera.
Së fundmi çifti krijuan një situatë qesharake duke imituar momentin epik kur Edi Rama i mbylli sytë Albin Kurtit në Berlin, moment që u bë viral kudo.
Teksa Mihrija po jepjte një prononcim për Mirage, Naimi i mbylli sytë nga prapa duke shkaktuar shumë të qeshura.