Home Lajme “Miellin ta dërgojnë në furra”, Musliu komenton deklaratën e Kurtit

“Miellin ta dërgojnë në furra”, Musliu komenton deklaratën e Kurtit

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se qeveria dhe kryeministri Albin Kurti e kanë për detyrë t’i qetësojnë qytetarët , e jo të tallen me ta.

Në një postim në Facebook, Musliu ka shkruar se një kryeministër që kërkon nga qytetarët të kthejnë miellin ne blerë nuk është në vete.

“Në një vend ku kryeministri nuk merret me grumbulluesit e miellit por kërkon nga qyretarët ta kthejnë miellin e blerë, nuk mund të pritet që populli të besoj se ky kryeministër është në vete dhe se po kujdeset për ta. Kryeministër ti dhe qeveria jote e keni obligim ti qetësoni qytetarët e jo të talleni me ta”, shkruan deputetja e PDK-së.

Ajo ka theksuar faktin se të gjithë qytetarët që janë mbi moshën 25-vjeçare, janë dëshmitarë të luftës së fundit në Kosovë dhe kësisoj sipas saj në kohë krizash ata rikthen në peripetitë që kanë përjetuar.

“Për këtë arsye nuk duhet të fajsohen nëse blejnë artikuj ushqimorë me shumicë sepse shumica prej tyre e dijnë çka do të thotë të mos kesh bukë për fëmijë. Arsyeja tjetër është thjeshtë natyra e njeriut si qënje që në kohë krizash dominohet nga egoizmi dhe instinkti për të mbijetuar. Një arsye e tretë është përballimi financiar i anarkisë së çmimeve”, shtoi Musliu.

Deputetja e PDK-së ka kërkuar nga Qeveria që të deklarohet se situata në vendin tonë është nën kontroll

“Prandaj, është shumë me rëndësi që në kohë krizash, qeveria ti qetësoj qytetarët e vet duke i siguruar se situata është nën kontrollë”, shkruan Musliu në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=519957109492354&id=100044342085191

Exit mobile version