Home Lajme Botë MI5 thotë një agjente kineze është infiltruar në Kuvendin e Britanisë, po jep para

MI5 thotë një agjente kineze është infiltruar në Kuvendin e Britanisë, po jep para

0
MI5 thotë një agjente kineze është infiltruar në Kuvendin e Britanisë, po jep para

Kina ka mohuar se është përzier në politikat e Britanisë së Madhe, pasi shërbimi britanik i sigurisë, MI5, paralajmëroi se një agjente kineze është infiltruar në Kuvendin e Mbretërisë së Bashkuar.

Shërbimi i sigurisë tha se Christine Ching Kui Lee “ka vendosur lidhje” për Partinë Komuniste Kineze me deputetë të tanishëm dhe figura që synojnë të bëhen deputetë, shkruan BBC,

Raportohet se ajo u ka dhënë donacione politikanëve, përfshirë deputetin e Partisë Laburiste në opozitë, Barry Gardiner, i cili ka marrë mbi 420.000 funte nga ajo.

Ambasada e Kinës në Britani e akuzoi agjencinë e sigurisë, MI5, për njollosje dhe frikësim të komunitetit kinez në Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një deklarate të publikuar në uebfaqen e ambasadës kineze, një zëdhënës i saj tha: “Kina gjithmonë u përmbahet parimeve të mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të një vendi tjetër. Ne nuk kemi nevojë dhe kurrë nuk kërkojmë të “blejmë ndikim” në asnjë kuvend të huaj. Ne e kundërshtojmë fuqishëm dredhinë e njollosjes dhe frikësimit kundër komunitetit kinez në Mbretërinë e Bashkuar.”

Sipas paralajmërimit të autoriteteve të sigurisë, zonja Lee ka pretenduar se angazhimi i saj në Kuvendin e Britanisë ka qenë për t’i përfaqësuar kinezët e Britanisë dhe për ta rritur diversitetin.

Megjithatë, agjencia MI5 tha se aktiviteti “është ndërmarrë në bashkëpunim të fshehtë me Departamentin për Punë të Bashkuar Frontale (organ i Partisë Komuniste Kineze), ndërsa fondet janë ofruar nga shtetasit e huaj të ndodhur në Kinë dhe Hong Kong”.

Ky organ dyshohet se po synon të krijoj “raporte fitimprurëse” me “figura me ndikim” për t’u siguruar që mjedisi politik në Britani të jetë i favorshëm për Partinë Komuniste Kineze dhe për t’i sfiduar ata që e paraqesin shqetësime rreth partisë, përfshirë çështjet për të drejtat e njeriut.

Exit mobile version