Home Rozë “Mezi pres te martohem me ty”, çfarë shkruante partnerja e këngëtarit para se të ndërronte jetë në ditën e dasmës

“Mezi pres te martohem me ty”, çfarë shkruante partnerja e këngëtarit para se të ndërronte jetë në ditën e dasmës

0
“Mezi pres te martohem me ty”, çfarë shkruante partnerja e këngëtarit para se të ndërronte jetë në ditën e dasmës

Një ditë më parë, ylli i X Factor, Tom Mann dha lajmin se e fejuara e tij, me të cilin ka një djalë, kishte ndërruar jetë në ditën që kishin planifikuar të martoheshin. Danielle Hampson vdiq në orët e para të së shtunës ndonëse këngëtari britanik nuk bëri me dije se cili ishte shkaku.

“Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi me thyerje zemre.Ne kurrë nuk arritëm në altar; të bënim betimet tona, ose të kërcenim valsin tonë të parë, por ti e di që ti ishe e gjithë bota ime dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Danielle.”, shkroi Tom mes të tjerash.

Kjo ishte data e tretë që çifti kishte planifikuar për martesë pasi e shtynë dy herë dasmën për shkak të pandemisë. Ata u detyruan të anulonin datën e parë të martesës në shtator të vitit 2020. “Mezi pres të martohem me ty, por bota ka plane të tjera”, shkruante ajo asokohe për partnerin e saj.

“Të mendosh për atë që duhet të ishte sot është e çuditshme, por ne e konsiderojmë veten jashtëzakonisht me fat që një datë martese është gjithçka që kemi humbur. Të gjithë kanë një histori nga 2020…Pra tani për tani le të festojmë datën tonë të vogël të veçantë.”, shkruante Danielle.

Exit mobile version