Home Lajme Botë Mësuesja amerikane kritikohet nga prindërit për veshjet e ngushta në punë

Mësuesja amerikane kritikohet nga prindërit për veshjet e ngushta në punë

0
Mësuesja amerikane kritikohet nga prindërit për veshjet e ngushta në punë

Një mësuese e shkollës fillore në Nju Xhersi është kritikuar për shkak të veshjeve të saj shumë të ngushta të punës.

Mësuesja e artit shpërndan foto të shumta të saj me fustane, xhinse dhe bluza që shfaqin format e saj trupore.

Ajo publikon fotografi nga puna në Instagramin e saj, ku ka 900 mijë ndjekës, shkruan DailyMail.

Mësuesja ka shumë mbështetës, por të tjerë kanë vënë në dyshim nëse sjellja e saj është e papranueshme.

Shumë nga ata kritikë thonë se fotot e saj seksi me nxënësit janë të papërshtatshme dhe shpërqendruese për fëmijët, megjithëse mësuesja i ka kundërshtuar këta komentues.

Mësuesja e artit është shprehur se nuk ka asgjë të keqe në trupin e saj dhe se këto komente janë diskriminuese.

“Sistemi ynë arsimor është ende duke u rikuperuar, mbani në mend këtë kur po përpiqeni të largoni dikë nga puna,” tha ajo.

Ndryshe, mësuesja publikon shpesh fotografi me veshje të ngushta lëkure ose edhe lateksi.

Exit mobile version