![Messi reagon ftohtë ndaj përpjekjeve të Barcelonës për ta rikthyer Messi reagon ftohtë ndaj përpjekjeve të Barcelonës për ta rikthyer](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/Lionel-Messi-600x360-1.jpg)
Lionel Messi dhe babai i tij nuk kanë qenë në kontakt me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta që nga largimi i lojtarit vitin e kaluar.
Disa anëtarë të klubit katalanas po tentojnë të krijojnë ura me shoqëruesit e Messit, por janë pritur me një reagim të ftohtë. Këtë e tha gazetari i BBC-së Guillem Balage.
Lionel Messi aktualisht luan për PSG. Kontrata aktuale e lidh sulmuesin argjentinas me klubin e Ligue 1 deri në fund të sezonit 2022/2023. Marrëveshja parashikonte opsionin e zgjatjes për një vit, por parisienët mund ta zbatojnë atë vetëm me pëlqimin e lojtarit.
Më herët u raportua se Lionel Messi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës.