Leo Messi është në dyshime për ndeshjen e xhiros 36 në Ligue 1 ndaj Troyes.
Për shkak të një dhimbje në brinjë, ylli argjentinas është në dyshime për ndeshjen e radhës të Paris Saint Germain.
Messi është stërvitur vetëm dhe siç raportuan stafi mjekësor i ekipit, ai mund të mos jetë i gatshëm për takimin e nesërme ndaj Troyes.
34 vjeçari ka 31 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat me PSG, ku ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar 13 asistime.
Ndeshja në mes PSG – Troyes luhet nesër me fillim nga ora 20:45.