Sipas raporteve të shumta në Itali, ylli i PSG-së, Leo Messi u befasua nga ylli i Lazios, Luka Romero dhe madje këshilloi gjigantët e Ligue 1 të nënshkruanin me 17-vjeçarin.
Romero u përfshi në skuadrën e Argjentinës për pushimin ndërkombëtar në mars, kur pati mundësinë t’i tregonte vlerën e tij trajnerit Lionel Scaloni dhe veteranëve Angel Di Maria dhe Messi.
Anësori sulmues premtues dhe i gjithanshëm do të mbushë 18 vjeç në nëntor dhe tashmë ka tërhequr shumë admirues, përfshirë bashkëkombasin e tij më të shquar,
Raportime të shumta në Itali theksojnë se Messi u befasua nga cilësitë e anësorit argjentinas, i cili ka kontratë me Biancocelestët deri në vitin 2023.
Gazeta Il Corriere dello Sport raporton se Messi madje u tha drejtorëve të PSG-së që të shqyrtonin një lëvizje për bashkëkombasin e tij gjatë verës. Megjithatë, Lazio do t’i ofrojë Romeros një vazhdim të kontratës pesëvjeçare në nëntor, sapo ai të mbushë 18 vjeç.
Lazio dhe Maurizio Sarri janë të kënaqur me zhvillimin e lojtarit, megjithëse Romero ka luajtur vetëm katër ndeshje në Serie A këtë sezon, duke bërë debutimin e tij në gusht në fitoren 6-1 në shtëpi ndaj Salernitanas.