Ndonëse një numër i skuadrave të mëdha evropiane si dhe një pjesë e futbollistëve nuk do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve këtë sezon, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Lionel Messin.
Ky i fundit e kaloi fazën e grupeve me ekipin francez Paris Saint Germain duke u renditur tani si futbollisti i tretë me më së shumti paraqitje në këtë garë.
Messi ka 160 ndeshje në Champions. Para tij qëndron Iker Casillas me 177 paraqitje. Ndërkaq listës i prinë Cristiano Ronaldo me 183 sish.
Prandaj argjentinasi ka mundësi t’i përmirësojë shifrat pasi ish portieri i Real Madrid-it është i pensionuar kurse Ronaldo nuk merr pjesë sivjet.
Në fitoren ndaj Maccabit, Messi u bë futbollisti më i vjetër në histori që shënon dy herë dhe asiston dy herë si 35-vjeçar e 123 ditë.
Po ashtu u bë futbollisti i parë në histori që shënon ndaj 40 skuadrave të ndryshme.
Emri i tij figuron edhe për më së shumti gola brenda një viti kalendarik (91) si dhe ai i golave brenda një sezoni (82).
Messi dhe PSG ndeshjen e fundit të fazës së grupeve e zhvillojnë ndaj Juventus-it.