Home Ballina Mesazhi 2-minutësh i Escobarit pas takimit me Osmanin e Kurtin, askush s’u lejua të pyeste më shumë

Mesazhi 2-minutësh i Escobarit pas takimit me Osmanin e Kurtin, askush s’u lejua të pyeste më shumë

0
Mesazhi 2-minutësh i Escobarit pas takimit me Osmanin e Kurtin, askush s’u lejua të pyeste më shumë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në Kosovë. Vizitat e tij në Presidencë e më pas në Kryeministri mëngjesin e sotëm u përcollën me shumë interesim nga mediat. Por, askush s’mundi të pyeste asgjë për takimet që ai i pati me presidenten Vjosa Osmani, e më pas me kryeministrin Albin Kurti.

Për të dy takimet, Escobar foli jo më shumë se dy minuta në total: një minutë pas takimit me Osmanin dhe një minutë pas takimit me Kurtin. Pa përfunduar konferencat, gazetarët u njoftuan se s’mund të bënin pyetje. I dërguari amerikan foli shumë pak dhe dialogu ishte çështja kryesore. Nga deklaratat e Osmanit dhe Kurtit u kuptua se SHBA-ja kërkon intensifikim të dialogut Kosovë – Serbi dhe mundësisht përmbyllje të këtij procesi me një marrëveshje.

Mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euro-atlantike të Kosovës, Escobar e përmendi në krye të fjalës së tij në konferencën e përbashkët për media me Osmanin. Këtë fjali nuk e mbylli pa e përmendur dialogun, shkruan Gazeta Express.

“Unë pata dëshirë që ta shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe për mënyrat për ta thelluar këtë partneritet, përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Escobar.

Exit mobile version