Home Rozë Mes Einxhel dhe Donaldit, Beniada iu përgjigjet banorëve: Nuk do të shpreheshit kështu nëse…

Mes Einxhel dhe Donaldit, Beniada iu përgjigjet banorëve: Nuk do të shpreheshit kështu nëse…

0
Mes Einxhel dhe Donaldit, Beniada iu përgjigjet banorëve: Nuk do të shpreheshit kështu nëse…

Raporti i Beniadës me Einxhel dhe Donaldin duke mbajtur një qëndrim asnjanës lidhur me debatin e tyre është diskutuar sapo ka nisur spektakli. Monika e krahasoi sjelljen e modeles me deklaratën e Ilirit “një dorë në kadaif dhe një dorë në bakllava”.

Beniada tha se ishte ndjerë nën presion nga fjalët e banorëve.‘’Jam ndjerë në presion nga fjalët, më është dukur se nëse do të rrija me Donaldin do t’i bëja keq Einxhelit. Nuk mund të them se jam e zhgënjyer por jam e mërzitur’’, tha Beniada.

Ndërsa Iliri e cilësoi si një “ambasadore e paqes”. Por Beniada iu përgjigj komenteve të tyre duke thënë se nëse “nuk do të kishte qenë Donaldi, nuk do të kishit përdorur këto fjalë”.

Exit mobile version