![Merr fund alarmi, raketa kineze shpërbëhet mbi Paqësor Merr fund alarmi, raketa kineze shpërbëhet mbi Paqësor](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/raketa.jpg)
Kina ka ngritur edhe një herë alarmin global pas rënies së pakontrolluar të një pjese të një rakete të programit të saj ambicioz hapësinor. Megjithatë, ajo pjesë e raketës më në fund u shpërbë mbi Paqësorin Jugor në mesditën e së premtes, konfirmoi Agjencia e Vëzhgimit dhe Monitorimit të Hapësirës së Bashkimit Evropian, duke i dhënë fund shqetësimit që kishte shkaktuar disa vende.
Më herët, Komanda Hapësinore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara njoftoi përmes Twitter-it se mbetjet nga raketa kineze Long March 5B e lëshuar nga stacioni hapësinor Tiangong hynë në atmosferë mbi Oqeanin Paqësor.