Home Lajme Memli Krasniqi uron BNE: Rikthim i jashtëzakonshëm

Memli Krasniqi uron BNE: Rikthim i jashtëzakonshëm

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi Bad News Eagles janë kualifikuar në Major.

BNE arritën që me përmbysje spektakolare të kualifikohen në turneun më të madh në botë të CS:GO ‘IEM Road to Rio 2022’.

Këtë sukses ‘Shqiponjat kosovare’ e arritën pasi fituan 2:1 ndaj skuadrës ruse forZe.

E, pas këtij suksesi ka reaguar edhe kryetari i PDK-së duke e cilësuar si një rikthim të jashtëzakonshëm lojën e djelmoshave.

“Rikthim i jashtëzakonshëm i Bad News Eagle  me një lojë fantastike! urime për gxxcsgo, sinnposy, rigoNcs, juanflatrooo, sner1csgo ekipi në kualifikimin e tyre në IEM Rio Major 2022!”, ka thënë Krasniqi.

Exit mobile version