Home Ballina Memli Krasniqi takon drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare – flasin për gjendjen e sigurisë

Memli Krasniqi takon drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare – flasin për gjendjen e sigurisë

0
Memli Krasniqi takon drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare – flasin për gjendjen e sigurisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në Washington DC, ka takuar Adi Muzurovic, drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), raporton Scanner.

Kreu i PDK-së ka thënë se kanë diskutuar për situatën aktuale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë tek zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ndamë shqetësimet e përbashkëta dhe u dakorduam për nevojën e koordinimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Meqë sfidat e sotme kërkojnë një kuptim të ri dhe më të gjerë të sigurisë kombëtare, drejtorit të NSC i shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se koordinimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë ka qenë dhe vazhdon të mbetet jetik për popullin e Kosovës”, tha Krasniqi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Lideri i opozitës tha se nuk ka liri, zhvillim e as integrim pa siguri, gjë të cilën, siç shkruan Krasniqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar për më shumë se dy dekada Kosovës.

“Mbi këtë akt të një partneriteti të besueshëm dhe themelor, ne mbesim thellësisht të përkushtuar që ta ruajmë e ta fuqizojmë këtë raport strategjik edhe në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Exit mobile version