Home Ballina Memli Krasniqi reagon pasi Kamberi u rizgjodh deputet i Kuvendit të Serbisë

Memli Krasniqi reagon pasi Kamberi u rizgjodh deputet i Kuvendit të Serbisë

0
Memli Krasniqi reagon pasi Kamberi u rizgjodh deputet i Kuvendit të Serbisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi që Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kamberi ka qenë zë i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Serbi.

Sipas Krasniqit, rizgjedhja e Kamberit do të fuqizojë tutje angazhimin e tij në shërbim të kësaj kauze.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Pas lajmit fantastik të zgjedhjes së Dritan Abazoviqit si Kryeministër në Mal të Zi, lajm i mirë vjen edhe nga Bujanovci, ku Shaip Kamberi ka fituar mandatin e dytë të deputetit.

Shaipi ka qenë zë i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Serbi dhe jam i bindur se fitorja e tij sot do të fuqizojë tutje angazhimin e tij në shërbim të kësaj kauze. Urime, Shaip!

Exit mobile version