Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar sot Koordinatorin e Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Naim Ismajli. Përmes një video prezantimi, kreu i PDK-së tha se e ardhmja e Kosovës, nuk mund të paramendohet pa agjendë të gjelbër, e cila kërkon politika dhe qasje të re në të gjitha fushat, duke filluar nga bujqësia e zhvillimi rural, raporton Scanner.
“Andaj, sot kam nderin të prezantoj koordinatorin e Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, z. Naim Ismajli, i cili së bashku me një ekip të gjerë profesional, do të na ndihmojë në arritjen e këtij objektivi prioritar për të ardhmen e vendit tonë. Të gjithë e njihni si kryetarin emblematik të Komunës së Shtimes, ku ka qeverisur për katër mandate. Por, veç kësaj, Naimi ka mbi 30 vjet përvojë pune në pozita udhëheqëse e menaxheriale.”, tha Krasniqi. Naim Ismajli është inxhinier i diplomuar i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe ka përfunduar studimet master dhe të doktoratës për Menaxhment dhe Informatikë. Përveç si kryetar i Komunës së Shtimes, ai ka shërbyer si Drejtor i Kooperativës Bujqësore, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ambient dhe kryeshef ekzekutiv në Kuvendin Komunal në Shtime. Për më shumë se dy dekada, Ismajli ka qenë i angazhuar në mësimdhënie, prej të cilave më shumë se 10 vjet si ligjërues universitar i lëndëve nga fusha e menaxhmentit, marketingut dhe lidershipit. Gjatë video prezantimit si koordinator i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në KQM, Naim Ismajli, duke falënderuar kryetarin Krasniqi për besimin, theksoi se zhvillimi ekonomik i Kosovës, medoemos duhet të bazohet në një bujqësi të zhvilluar dhe në një sektor rural aktiv. “Së bashku me ekspertët e Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në KQM, do të hartojmë strategjinë për përdorim më të mirë të…