Home Ballina Memli Krasniqi përkujton Fadil Vokrrin: Shumë sfida e suksese i kemi kaluar bashkë, na mungon shumë

Memli Krasniqi përkujton Fadil Vokrrin: Shumë sfida e suksese i kemi kaluar bashkë, na mungon shumë

0
Memli Krasniqi përkujton Fadil Vokrrin: Shumë sfida e suksese i kemi kaluar bashkë, na mungon shumë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, raporton Scanner.

Krasniqi, në një postim në Facebook tha se Fadil Vokrri ishte futbollist i papërsëritshëm, Kryetar i jashtëzakonshëm i FFK-së dhe personalitet që në vete ngërthente virtyte të larta njerëzore.

“Modest, punëtor i madh e gjithmonë i këndshëm me të gjithë. Mik besnik e i dashur, me të cilin shumë sfida e suksese i kemi kaluar me një buzëqeshje në fund. Miku im Fadil, faleminderit për shembullin e sportistit elitar, për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë dhe për miqësinë e sinqertë. Na mungon shumë!”, shkruan kryetari i PDK-së./GazetaScanner/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=542603017238433&id=100044662171388&sfnsn=mo

Exit mobile version