Home Lajme Memli Krasniqi nderon Epopenë e UÇK-së në Rahovec dhe viziton familjen e Heroit Sheh Myhedinit

Memli Krasniqi nderon Epopenë e UÇK-së në Rahovec dhe viziton familjen e Heroit Sheh Myhedinit

0
Memli Krasniqi nderon Epopenë e UÇK-së në Rahovec dhe viziton familjen e Heroit Sheh Myhedinit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë sot homazhe për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Rahovec, e cila shkroi historinë e lavdishme të kësaj ane kur nisën pushkët e para të lirisë.

Kreu i PDK-së me zyrtarët e kësaj partie në Rahovec, kanë bërë homazhe pranë shtatoreve të Heronjve Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici.

“Po ashtu, vizitova Teqen e Madhe Halvetie, ku u pritëm nga Sheh Besim Shehu, në vigjilje të përvjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Sheh Myhedinit, patriotit e veprimtarit të shquar të kësaj ane, i cili duke mbrojtur qytetarët e pafajshëm që kishin gjetur strehim në konakun e tij, u ekzekutua nga forcat serbe 24 vjet më parë”, tha Krasniqi.

Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Liria dhe Pavarësia e Kosovës janë ngritur mbi sakrifica heronjsh ndër breza, të cilët, duke mos kursyer as jetën e tyre, kanë ndërtuar themelin e shtetit që gëzojmë sot.

Exit mobile version