Home Ballina Meliza Haradinaj: BE nuk ka ide se kur do të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi

Meliza Haradinaj: BE nuk ka ide se kur do të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi

0

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e ka idenë se çka kërkon nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj, ka thënë se qasje e njëjtë është edhe me liberalizimin e vizave, ku vendosen kushte pa fund por rezultate nuk ka askund, shkruan lajmi.net.

Këtë deklaratë ish ministrja e jashtme e ka bërë në Twitter, ku pos këtyre, ka thënë se, BE nuk e ka ide as çka është normalizimi e kur do të përfundojë procesi.

“Deklarata e Lajçakut se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut nënkupton se BE nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, çka është normalizim & kur duhet të përfundojë procesi.  Çasje e njejtë si me liberalizimin: kushte e koncesione pafund, rezultat askund”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version