Home Lajme Mehmeti pas fitores në Arbitrazh nga “IuteCredit”: S’do të lejojmë veprime që janë në kurriz të qytetarëve

Mehmeti pas fitores në Arbitrazh nga “IuteCredit”: S’do të lejojmë veprime që janë në kurriz të qytetarëve

0

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti ka thënë se institucioni që ai e drejton, e mirëpret vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit në lidhje me rastin e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit”,

Ai k thënë se fitorja në Arbitrazh dëshmon që vendimi i marrë nga institucioni që ai udhëheq, ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm.

Në një konferencë për medie, Mehmeti ka thënë se “IuteCredit”, ka devijuar nga plani i biznesit, duke i sjellë tregut kosovarë diçka, siç e ka quajtur të dëmshme.

“BQK ka kryer dy ekzaminime në këto institucione për të parë nëse janë duke i përmbushur kriteret që i kanë, dhe kemi evidentuar një varg shkeljesh, që ishin jashtë çdo norme të interesi, si dhe jashtë çdo standardi”, deklaroi Mehmeti.

Exit mobile version