Home Lajme Mehmetaj: Jack Smith thotë “krimet e UÇK-së”, nuk e di a me qëllim a pa qëllim

Mehmetaj: Jack Smith thotë “krimet e UÇK-së”, nuk e di a me qëllim a pa qëllim

0
Mehmetaj: Jack Smith thotë “krimet e UÇK-së”, nuk e di a me qëllim a pa qëllim

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Prokuroria Speciale me qëllim i përdor shprehjet “krimet e UÇK-së” në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së që po mbahet në Hagë.

Mehmetaj shton se i gjithë zinxhiri strukturor i UÇK-së është gjykuar në Hagë.

Ai shton se duhet të kuptohet një gjë, se në këtë proces gjyqësor nuk po gjykohen individët.

“Cilat pjesë e zinxhirit strukturor, nëse ka pasur strukturë, po mbetet pa u gjykuar? Përtej njerëzve, hajde ta zëmë se dikujt nuk i intereson asnjë individë, aty është në pyetje lufta e Kosovës. Njerëzit duhet ta kuptojnë se po gjykohet UÇK-ja”, thotë ai.

“Kjo nuk ka lidhje me individë. Po gjykohet UÇK-ja”, shton ai.

 Ai tutje citon edhe prokurorin special, Jack Smith, për të cilin thotë se e përmend shpesh fjalinë “krimet e UÇK-së”

”Qysh e interpreton Jack Smithin në seancë kur e thotë krimet e UÇK-së”, shton ai.

Exit mobile version